FOTO/ Ky i ri nga Erseka është zhdukur prej 18 ditësh, alarmohet familja

FOTO/ Ky i ri nga Erseka është zhdukur prej 18 ditësh, alarmohet familja

12:42, 19/11/2021
A+ Aa A-

Zhduket në mënyrë misterioze prej 18 ditësh një 28-vjeçar nga Erseka. Familjarët të alarmuar kërkojnë djalin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje të baahkisë Kolonjë, ku sipas familjarëve të tij i riu Sherif Mukaj është parë për herë të fundit në datën 1 nëntor.

Sherif Mukaj i datëlindjes 30.04.1993 mësohet se përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale (kartën e identitet dhe një telefon).

Sipas familjarëv,e të cilët jetojnë prej vitesh në Amerikë, djali i tyre nuk ka folur me asnjë para se të zhdukej, ndërsa të shqetësuar kanë udhëtuar nga Amerika drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre. Sipas tyre rastin e kanë denoncuar në polici ndërsa deri më këto momente nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e djalit të tyre.

Ndërkohë policia ka në dorë sendet personale dhe telefonin e tij ndërsa ka nisur kërkimin që prej denoncimit të familjarëve sakaq këta të fundit nuk kanë dijeni nëse djali i tyre ka qenë në konflikt me njeri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco