U njohën te spitali dhe bënë dashuri, adoleshentja nuk e denoncon, policia e arreston të riun

U njohën te spitali dhe bënë dashuri, adoleshentja nuk e denoncon, policia e arreston të riun

12:13, 19/11/2021
A+ Aa A-

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një 34 vjeçar nga Tepelena me deshminë e dhënë nga familjaret e 17 vjeçares gjirokastrite pasi dyshohet për ngacmim seksual. Burime konfidenciale nga policia, konfirmojnë se njohja e 17 vjeçares Gjirokastrite me 34 vjeçarin nga Tepelena ka qenë krejtësisht rastesore një ditë më parë në Spitalin e Gjirokastrës ku 17 vjeçarja ndodhej pasi kishte të shtruar një familjar të saj.

Pasi janë njohur, 34 vjeçari e ka ftuar për kafe 17 vjeçaren dhe të dy kanë udhëtuar me automjetin e tepelensit në drejtim të Viroit. Në kabinen e automjetit ka pasur një raport intim mes dy të rinjëve. E reja është vonuar gati 2 orë dhe rjedhimisht reflektoi në shqetësimin e familjarëve të 17 vjeçares të cilët kanë shkuar në Policinë e Gjirokastrës dhe kanë denoncuar rastin në fjalë duke marrë si shkas dhe deshminë e vajzës tek familjarët se 34 vjeçari e puthi dhe ndërmori veprime jo pa pelqimin e të resë.

Kjo e fundit nuk ka pranuar të bëjë denoncim për këtë rast ndërkohë që familjarët janë ndjerë të alarmuar. Kaq ka mjaftuar që policia të hedhë prangat tek 34 vjeçari i cili nga ana e tij ka deklaruar se raporti i lindur me te renë ka qenë një pëlqim nga ana e të dyve dhe jo veprim i dhunshëm.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen:

Gjirokastër.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e  shtetasit E. G., 34 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 17 vjece.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipër i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Ngacmim seksual ".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco