Vrasja e Mateos në Fier, autori izolohet në Vlorë për t’u mbrojtur

Vrasja e Mateos në Fier, autori izolohet në Vlorë për t’u mbrojtur

22:20, 18/11/2021
A+ Aa A-

Vrasësi i 8-vjeçarit Mateo Vasiu, Klodian Çalamani është dërguar në paraburgimin e Vlorës.

Kjo lëvizje është bërë, që ai të jetë më i mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm.

Nga Fieri në Vlorë, 38-vjeçari është dërguar me forca sigurie dhe është vendosur në izolim, që të shmangë çdo kontakt me të burgosurit e tjerë.

Sot, Gjykata e Fierit dha për Çalamanin masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Masa u dha në mungesë, për shkak se familjarë të Mateo Vasiut kanë hyrë në gjykatë me forcë, duke kërkuar se ku mbahet Klodian Çalamani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco