Në një pallat në Astir mësohet të ketë rënë zjarri.
Flakët janë shfaqur në katin e fundit të një pallati.
Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 18.11.2021, rreth orës 08:53 në rrugën "Teodor Keko", ka rënë zjarr në katin e gjashtë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
© SYRI.net