Digjet një makinë gjatë natës në fshatin Mborje, Korçë.
Burimet bëjnë me dije per Syri.net se mjeti i djegur i përket shtetasit Arjel Cene nga Mborje.
Në polici ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt.
Mësohet se makina ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij.
Dyhimet e para nga polcia janë se zjarrvenja mund të jëtë e qëllimshme.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 18.11.2021, rreth orës 02:30, në fshatin Mborje, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip "Benz", në pronësi të shtetasit A. C., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij.
Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net