Kati i dytë i një pallati është përfshirë nga flakët në zonën e Freskut në Tiranë, në rrugën 'Fadil Deliu'.
Nga pamjet e siguruar nga SYRI TV, shihet momenti kur shpëtohet një fëmijë nga flakët dhe niset me ambulancë në spital, ndërkohë që edhe banorë të tjerë janë evakuuar.
Zjarri, i cili dyshohet se është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi, ishte i përmasave të mëdha dhe katër forca zjarrfikëse punuan për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, nga pamjet e siguruara shihet se zjarri është fikur, por dëgjohen akoma thirrje nga brenda godinës “Ndihmë, ndihmë”.
Ndërkohë, drejtori i Zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, u shpreh për Syri Tv se nga ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve nuk kemi asnjë banor me lëndime serioze.
© SYRI.net