Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

VIDEO-SYRI TV/ Zona e Gosës pa drita, banorët: Jemi lodhur nga neglizhenca e shtetit

VIDEO-SYRI TV/ Zona e Gosës pa drita, banorët: Jemi lodhur nga neglizhenca e shtetit

14:51, 17/11/2021
A+ Aa A-

Banorët në njesinë administrative Gosë të bashkisë Rrogozhinë vuajnë nga ndërpreja e energjisë elektike prej vitesh.Të gjendur përballë neglizhencës së institucioneve ata i bëjnë thirrje shtetit të marrë masa të menjëhershme pasi ndërprerja e energjisë orar pa orar është një shqtësim jetik për ta.

Nga Syri Tv

Ndërprerja e herë pas hershme e furnizimit me energji elektrike ngelet një shqetësim i pazgjidhur për banorët dhe bizneset në njësinë administrative Gosë të bashkisë Rrogozhinë.

Kjo ndërprerje spontane dhe e panjoftuar nga operatori i furnizimit dëmton më se shumti bizneset, abonentët familjarë por sidomos ata që kanë persona të sëmurë në familje.

Sipas banorëve një ndër shkaqet e ndërprerjeve të shpeshta është amortizimi i tejskajshëm i linjes së transmetimit pasi ka mbi 30 vite që nuk investohet.

Pasi kanë protestuar disa ditë më parë para zyrave të nenstacionit të qytetit Rrogozhinë, një përfaqesi e banorëve  i janë drejtuar zyrave të OSHEE të Rrogozhinës por askush nga perfaqësuesit e kësaj dege nuk ka qenë i disponueshëm ti presë për të diskutuar këtë shqetësim jetik të banorëve.

Banorët kanë paralajmëruar se nëse problemi i energjisë elektrike nuk do të zgjidhet ata do ti përshkallëzojnë protestat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco