Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Në kërkim për kultivim narkotikësh, kapet duke ikur në Greqi 18-vjeçari

Në kërkim për kultivim narkotikësh, kapet duke ikur në Greqi 18-vjeçari

14:05, 17/11/2021
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 18-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër u bë ndalimi i shtetasit E. D., 18 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kapshticë, në tentativë për të kaluar drejt shtetit grek.

Këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 30.08.2021 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco