Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Vrasja në ‘Astir’ përfundon ekspertiza. Zhvendoset makina e Mihasit. Ja çfarë u gjet në mjet

Vrasja në ‘Astir’ përfundon ekspertiza. Zhvendoset makina e Mihasit. Ja çfarë u gjet në mjet

11:44, 17/11/2021
A+ Aa A-

Automjeti tip "Audi" e drejtuar nga Erigers Mihasi mbrëmjen e atentatit, 13 nentor 2021,  që i mori jetën të riut dhe shokut të tij Armand Dumani, është nisur drejt pikës së bllokimit.

Mëngjesin e sotëm makina është larguar nga ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës aty ku po qëndronte prej të shtunës së kaluar, pasi ekspertiza ndaj saj ka përfunduar.

Në automjetin e Mihasit, me targë AB008EM, janë konstatuar përveç shenjave të gjakut edhe gjurmë të shumta plumbash. Predha janë gjetur brenda mejtit dhe disa të tjera brenda perimetrit të ngushtë të krimit.

Nga ana e grupit hetimor vijon këqyrja e pamjeve filmike, marrja e dëshmive dhe kontrollet në banesa dhe ambiente ku ka dyshime se mund të fshihen autorët.

Erigers Mihasi 32-vjeçari, i cili mbeti i vrarë në atentatin e 13 nentorit 2021 në Astir së bashku me Armando Dumanin, duket se ia kishte frikën një ekzekutimi të mundshëm. Gjatë marrjes në pyetje një prej miqve  e tij të afërm ka treguar se muajt e fundit ai ishte i kujdesshëm në çdo lëvizje që bënte dhe kishte marrë masa për t’u mbrojtur.

Miku i ngushtë i 32-vjeçarit ka treguar se ai shoqërohej me shumë pak persona dhe rrethi i miqve ishte tejet i ngushtë në muajt e fundit. Mësohet se ai kishte në pronësi edhe një tjetër automjet luksoz me të cilin ishte parë të lëvizte, një makinë tip “Hummer” .

Pavarësisht vigjilencës së shtuar, ditën e sulmit, Mihasi dhe as miku i tij Dumani nuk vërejtën lëvizje të dyshimta dhe ndjekjen e makinës “Toyota”, nga e cila u derdh bresheria e kallshnikovit që u mori jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco