Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Shiste armë zjarri, gjahu e sportive të futura kontrabandë arrestohet pronari i dyqanit

Shiste armë zjarri, gjahu e sportive të futura kontrabandë arrestohet pronari i dyqanit

11:15, 17/11/2021
A+ Aa A-

Pronari i një dyqani armësh në Vorë ka rënë në pranga, pasi akuzohet për mbajtje pa leje dhe  prodhim të armëve shpërthyese dhe municionit.

Pronari i dyqanit posedonte dhe shiste armë zjarri, gjahu e sportive të futura kontrabandë, duke i kamufluar në dyqanin që kishte për shitje të armëve me leje.

Në dyqanin e tij që e kishte me leje për të shitur armë zjarri, pronari  fuste armë zjarri kontrabandë dhe më pas i shiste pa i regjistruar.

Policia bën me dije se në dyqanin pronarit janë sekuestruar 2 armë zjarri pistoletë, 4 armë sportive, 3 armë gjahu, pjesë armësh dhe krehër me fishekë luftarakë.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Kamuflimi”, i arrestuari identifikohet me inicialet Y.O.

"Si rezultat, në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Y. O., për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të gjuetisë dhe sportive”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco