Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Profili i errët i biznesmenit shqiptar të vrarë në Athinë, lidhjet me kokainën dhe vrasjen në Kipseli

Profili i errët i biznesmenit shqiptar të vrarë në Athinë, lidhjet me kokainën dhe vrasjen në Kipseli

08:50, 17/11/2021
A+ Aa A-

Zbulohen hollësira të tjera për vrasjen dje në Athinë të një biznesmeni shqiptar. Mediat greke shkruajnë sot se i vrari quhet Marius Spiro Dhiamandis, 37-vjeç nga Delvina, pronar i një karburanti.

Sipas tyre, ai është arrestuar më parë për një sasi kokaine që iu gjet në makinë si dhe për një vrasje të ndodhur në Kipseli të Athinës në muajin shkurt 2010.

Po ashtu, viktima rezulton me “detyrim paraqitje” në rajonin e policisë së Mykono.

Nga ana tjetër, dyshohet se i ka borxh disa personave rreth 200.000 euro gjithashtu.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, që rezulton pronare zyrtare e karburantit, është shtatzënë me binjakë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco