Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Krimi horror në Fier/ Vogëlushi 8-vjeçar përcillet sot në banesën e fundit

Krimi horror në Fier/ Vogëlushi 8-vjeçar përcillet sot në banesën e fundit

08:33, 17/11/2021
A+ Aa A-

Një ditë pas krimit horror, familja Vasiu  në fshatin Greçalli të Fierit pret dhe përcjell njerëz në shtëpi që shkojnë për ti ngushëlluar për humbjen e djalit të tyre Mateo, vetëm 8 vjeç.

Policia gjithashtu është vendosur në lagje, ndërsa shiriti i sigurisë tregon se aty është zonë krimi.

Familja Vasiu do të përcjellë për në banesën e fundit në 11:00 të voglin e tyre që ia mori jetën në mënyrë barbare fqinji i tij.

8-vjeçari u rrëmbye dhe më pas u vra nga fqinji i tij, Klodian Çalamani. 38-vjeçari e ka rrëmbyer, e ka mbajtur të mbyllur për disa orë dhe më pas dyshohet se e ka groposur.

Rreth orës 15:30 mamaja raportoi në polici se djali i saj nuk ishte kthyer në banesë. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë shpalljen në kërkim dhe nisën kërkimet,

Morën informacion punuan në grumbullimin dhe administrimin e provave bënë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Policia ushtroi kontroll në banesën e Klodian Çalamanit, 38 vjeç dhe pas kontrollit bëri te mundur gjetjen e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë. 

Trupi i pajete i femijes u gjet rreth orës 18:30 të mbrëmjes së 16 nentorit.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco