EMRAT/ Tragjike në Gjirokastër, burrë e grua humbin jetën nga zjarri në banesë

EMRAT/ Tragjike në Gjirokastër, burrë e grua humbin jetën nga zjarri në banesë

20:43, 16/11/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Hllomo të Dropullit në Gjirokastër, ku nga zjarri në banesë kanë mbetur të vdekur burrë e grua. 

Çifti i moshuar Fotini dhe Irakli Panajoti 84 vjeç mësohet se ka humbur jetën nga flakët. 

Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi, për shkak edhe të erës së fortë.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco