Identifikohet emri i autorit të krimit makabër sot në Fier, ku një fëmijë pasi u mor peng, u gropos duke i sjellë atij vdekjen.Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Klodian Çalamanin. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Grecalli të Fierit.
Kanë qenë familjarët ata që kanë bërë denoncimin për mungesën e djalit të tyre. Ai pas kontrolleve u gjet i groposur në baltë, dhe i pajetë.
Policia ka zbuluar trupin e pajetë të fëmijës në oborrin e banesës së fqinjit. Raportohet se autori i ngjarjes ka pranuar krimin e rëndë në polici.
Pasi kanë parë disa kamera sigurie, familjarët kanë parë se djali i tyre kishte hyrë në banesën e fqinjit, pasi ai ishte duke lëvizur me biçikletën e autorit. Fill pas këtij episodi, familjarët njoftuan policinë që kjo e fundit të kryente kontrolle në këtë banesë.
Dshohet se ai e ka vrarë fëmijën dhe më pas e ka mbuluar me baltë në një cep të oborrit të tij. Do bëhet këqyrja e trupit të fëmijës që të zbulohet se nga çfarë ka ardhur vdekja.
Shtetasi i identifikuar si Klodian Çalamani jetonte vetëm.
Ndërkohë sipas banorëve të zonës, burri që në momentin që ka rrëmbyer të miturin ishte i pirë.
© SYRI.net