VIDEO SYRI TV/ Elbasani qyteti i ‘varur’ nga droga, rrugët e kalasë të mbushura me shiringa

VIDEO SYRI TV/ Elbasani qyteti i ‘varur’ nga droga, rrugët e kalasë të mbushura me shiringa

16:35, 16/11/2021
A+ Aa A-

Numri i të rinjve të cilët konsumojnë lëndë narkotike në qytetin e Elbsanit është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Këtë e konfirmojnë qytetarët të cilët ankohen se të rinjtë  konsumojnë kanabis në çdo rrugicë lagje ndërkohë që fajësojnë shtetin që nuk merr masat e duhura për ndalimin e këtij fenomeni.

Përdorimi i lëndëve narkotike, tashmë është kthyer një fenomen i zakonshëm në qytetin e Elbasanit, ku dëshmi janë pikërisht pamjet që po shikoni nga lagjja Kala.

Të intervistuar nga Syri Tv, banorët shprehen të shqetësuar pasi dëgjojnë klithma ulërima e sharje çdo natë ndërkoha që fajësojnë policinë e shtetit që nuk merr masa.

Kalaja e Elbasanit është monumenti më i vizituar nga turistët vendas e të huaj në çdo stinë të vitit por pavarësisht kësaj bashkia e këtij qyteti qëndron indiferente.

Mbeturinat janë të hedhura në çdo cep të kalasë ku siç duket edhe nga pamjet kanë muaj që nuk janë pastruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco