Dëshmia e shokut të Erigers Mihasit: Kontrollonte deri 4 makina pas...

Dëshmia e shokut të Erigers Mihasit: Kontrollonte deri 4 makina pas...

12:17, 16/11/2021
A+ Aa A-

Zbardhet dëshmia e një prej miqve të Erigers Mihasit, 32-vjeçarit që u ekzekutua në një atentat mafioz të Astiri, mbrëmjen e së shtunës. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar deklaratën e bërë nga shoku i viktimës A.H. për policinë.

Ai ka treguar se 32-vjeçari ishte i kujdesshëm kur lëvizte dhe nuk ulej prej disa muajsh në lokale.

“Erigersi ishte shumë i kujdesshëm kur lëvizte, kontrollonte deri me 4 makina mbrapa. Kishte disa muaj që nuk ulej në lokale, por kur dilte me ta lëvizte me makinë”, ka thënë shoku i viktimës.

Mihasi dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit ku humbi jetën dhe Armando Dumani. Për ngjarjen po hetohen anëtarët e “klanit Duka”. Mihasi u vra kur kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco