Të shtëna me armë mes grupeve shqiptare dhe romëve në Greqi

Të shtëna me armë mes grupeve shqiptare dhe romëve në Greqi

11:22, 16/11/2021
A+ Aa A-

Skena paniku dhe çmendurie janë shfaqur pak orë më parë në, Kropias, Greqi ku një person nga një makinë ka hapur zjarr ndaj një tjetri, i cili gjithashtu ndodhej në automjetin e tij.

Sipas dëshmive, autori, i cili dyshohet se kishte mjekër dhe mbante të veshur një triko të zezë, ka qëlluar përmes një “Open Astra” kundër burrit që po  hypte në një “Audi S3” të bardhë.

Viktima ka marrë një plumb në këmbë dhe i  është ofruar ndihma e parë.

Sipas mediave helene përplasja dyshohet se ka ndodhur mes shqiptarëve dhe romëve.

“Po flasim për rivalitete mes grupeve shqiptare dhe romëve se kush do të kontrollojë tregtinë e drogës në rajon. Unë kam vite që flas për këtë situatë dhe ja rezultati’ është shprehur  kryetari i Bashkisë Kropia,  Dimitris Kiousis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco