Plagosi Mikel Fushën në lokal, ndalohet pas 8 muajsh 27-vjeçari

Plagosi Mikel Fushën në lokal, ndalohet pas 8 muajsh 27-vjeçari

09:28, 16/11/2021
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili prej kohësh ishte në kërkim. Në një njoftim për mediat policia e këtij qyteti bën me dije se është ndaluar 27-vjeçari Elis Lekndrejaj.

Për këtë person Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë  në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ai akuzohet se është si autori i ngjarjes së ndodhur në datën 21 Mars të këtij viti, në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Mikel Fusha. Policia në atë kohë njoftoi se ngjarja ndodhi në një lokal, pas një konflikti të çastit.

Tashmë i riu do të dal para gjykatës dhe do të njihet me masën e sigurisë, pasi vendimi kundër tij është dhënë në mungesë./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco