Vrasja e Lames dhe Saliut, pse SPAK kërkon zgjatjen me 3 muaj të hetimit për 7 të akuzuarit

Vrasja e Lames dhe Saliut, pse SPAK kërkon zgjatjen me 3 muaj të hetimit për 7 të akuzuarit

08:37, 16/11/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon shtyrjen me tre muaj të hetimeve për 7 persona të marrë si të pandehur për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

Për dy vrasjet e bujshme të 2005 të pandehur janë marrë Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Plarent Dervishaj, Lulzim Berisha, Indrit Taullau, dhe Luftar Reçi. Në kërkim vijojnë të jenë Plarent Dervishaj dhe Lulzim Berisha.

"Zgjatjen e afatit të paraburgimit për një periudhë tre mujore, për të hetuarin Viktor Bajraktari (Ymeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Rusi, Indrit Taulla dhe Luftar Reçi", neni 264/2 i K.Pr.Penale".

Afati i paraburgimit përfundonte me 26 nëntor të këtij viti por organi i akuzës ka kërkuar edhe 3 muaj kohë për kryerjen e hetimit ndaj personave të arrestuar.

Kërkesa e SPAK për zgjatjen e hetimit është depozituar në gjykatën e posaçme dhe kjo e fundit pritet që në 18 nëntor të zhvillojë seancën gjyqësore për miratimin ose jo të zgjatjes me 3 muaj të afatit hetimor.

Të arrestuarit akuzohen për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në shkurt të 2005.

Në kërkim për këtë çëshje vijojnë të jenë Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berisha.

SPAK ka regjistruar çështjen ndaj këtyre personave në tetor të këtij viti dhe në 7 dhjetor Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

Për ekzekutimin e tyre operacioni u shtri në tre qytete Tiranë, Vlorë dhe Durrës.

Ishte dëshmia e Luftar Reçit, njeri prej personave që ka marrë pjesë në këto vrasje ai që pas bashkëpunimit me drejtësinë bëri të mundur zbardhjen e dy krimeve të rënda që 16 vite më parë tronditën vendin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco