E dhimbshme/ Edhe katër muaj do të mbaronte studimet, aksidenti i merr jetën 24 vjeçares shqiptare në Danimark

E dhimbshme/ Edhe katër muaj do të mbaronte studimet, aksidenti i merr jetën 24 vjeçares shqiptare në Danimark

08:12, 16/11/2021
A+ Aa A-

Një 23-vjeçare nga komuna e Vushtrrisë së Kosovë, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Danimarkë.

Mediat në Kosovë raportojnë se e reja pësoi një aksident me makinën me të cilën udhëtonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë .

Kanë qenë familjarët e saj, të cilët kanë njoftuar mbi aksidentin tragjik, duke lajmëruar se varrimi do të bëhet më 17 nëntor.

'Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohën të gjithë miqtë, shokët e dashamirët(burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të Mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby” shkruan babai i së ndjerës.

23-vjeçarja mësohet se edhe katër muaj do të mbaronte studimet universitare në Universitetin e Radgiver.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco