Humbën rrugën në Valbonë, policia e Tropojës iu vjen në ndihmë dy turisteve gjermane

Humbën rrugën në Valbonë, policia e Tropojës iu vjen në ndihmë dy turisteve gjermane

23:02, 15/11/2021
A+ Aa A-

Policia e Tropojës ka arritur që t’ju vijë në ndihmë dy turisteve gjermane.

Turistet nga Gjermania, nënë e bijë kanë humbur rrugën gjatë eksplorimit të territorit nga Valbona për në Theth.

Njoftimi i policisë:

Tropojë

Policia e Tropojës u vjen në ndihmë 2 turisteve gjermane.

Më datë 15.11.2021, në mbrëmje, në Valbonë, dy turiste nga Gjermania, nënë e bijë, të moshës 70  dhe 43 vjeçe, kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. 

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e tyre, në vendin e quajtur "Qafa e Valbonës", në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistet gjermane kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco