EMRI/ Dërgohet në SHBA Amerikano-kanadezja, ja për çfarë akuzohet

EMRI/ Dërgohet në SHBA Amerikano-kanadezja, ja për çfarë akuzohet

13:52, 14/11/2021
A+ Aa A-

Interpol Tirana në bashkëpunim me zyrën e ARSO-I pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë   kryen ekstradimin e shtetases Lyda Yolanda Harris drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ju dorëzua Marshall-ëve  Amerikanë.

Arrestimi i saj u krye në vendin tonë në muajin gusht 2021, nga njësia policore speciale “Joint Shield”, në bashkëpunim  me Interpol Tiranën , me qëllim  ekstradimi për në SHBA.

Ky subjekt ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar të datës 28.07.2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar nga titulli 18 i Kodit Penal të SH.B.A-ve, seksioni 1962 (d).

Mbështetur në Traktatin Dypalësh të Ekstradimit ndërmjet  Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  u bë ekstradimi nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco