Pastrimi i parave të Cosa Nostras, lihen në burg kunati dhe shoferi i Rezart Taçit

Pastrimi i parave të Cosa Nostras, lihen në burg kunati dhe shoferi i Rezart Taçit

12:21, 14/11/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sot masën e sigurisë "arrest me burg" për Artur Ballën dhe Bledar Lilon lidhur me dosjen "Taçi".

Balla dhe Lilo akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe pastrimi parash. SPAK kërkon për dy njerëzit e besuar të Rezart Taçit 'arrest me burg', si të përfshirë në skemën e pastrimit të 18.4 mln eurove.

Nga hetimet e SPAK, Artur Balla dhe Beldar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n, të dy të arrestuar në Itali, të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.

Rreth 4 milionë euro do të përfitonte biznesmeni i naftës Rezart Taçi dhe bashkëpunëtorët e tij nga transferimi i 19 milionë eurove në llogarinë e tij bankare në Tiranë.

Është ky konkluzioni i Prokurorisë së Antimafias së Palermos në dosjen e hetimeve për pastrimin e parave.

Në dosjen e bërë publikë në media sipërmarrësi shqiptar shfaqet shumë herë në përgjimet e antimafias italiane e në bisedë me brokerin italian Cestagalli.

Taçi e Cestgalli sipas përgjimeve të Antimafias e të zbardhura në dosjen hetimore ishin dakordësuar të merrnin 16% të shumës prej 19.300.000 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco