Një vrasje e dyfishtë ka tronditur mbrëmjen e kaluar kryeqytetin, teksa policia vijon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të krimit dhe kapjen e autorëve. Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, u qëlluan me armë zjarri teksa lëviznin me një “Audi” luksoz dhe ndërruan jetë në vend. Autorët sipas policisë, u larguan me mjetin e tyre nga zona e “Astirit” ku ndodhi ngjarja drejt ish-Shqiponjës, teka e dogjën e makinën në Thumanë.
Mësohet se targat e mjetit “Toyota” që u përdor në atentatin mafioz ndaj Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit janë denoncuar të vjedhura në kryeqytet më 2 korrik të këtij viti.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur te "2 rrathët" në Unazë të Re, ju bëjmë me dije se :
Grupi hetimor ka bërë identifikimin e dy personave që kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri:
Drejtuesi i mjetit shtetasi E. M., 32 vjeç dhe pasagjeri shtetasi A. D., 26 vjeç.
Ndërkohë në Thumanë është gjetur një automjeti tip "Toyota" duke u djegur dhe dyshohet se është automjeti që kanë përdorur autorët e ngjarjes.
Targat e mjetit të djegur rezultojnë të vjedhura në Tiranë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.
© SYRI.net