U ekzekutua në Astir, viktima Erigers Mihasi, baba i tre fëmijëve

U ekzekutua në Astir, viktima Erigers Mihasi, baba i tre fëmijëve

22:34, 13/11/2021
A+ Aa A-

Shënjestra e ekzekutimit të mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit, 32-vjeçari Erigers Mihasi, ishte baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze të vogël.

Viktima tjetër që ishte pasagjer, 26-vjeçari Armando Dumanin, bashkë me Mihasin jetonin në zonën e Yrshekut në Tiranë.

Nga informacionet për mediat, mësohet se të dy viktimat kishin miqësi të ngushtë me njëri tjetrin. 

Ata u qëlluan me breshëri kallashnikovi te "2 rrathët e Astirit" në zonën e Unazës së Re, teksa po udhëtonin me një automjet "Audi A8" me targa AB 008 EM. 

Drejt tyre u qëllua nga një automjet "Toyota" me targa AA 532 ON, të cilat rezultojnë të vjedhura në Tiranë. 

Autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të ish-sheshit Shqiponja. 

Ndërsa, një orë pas ngjarjes, u gjet i djegur në Thumanë një automjet, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët në këtë ngjarje kriminale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco