'Ekzekutimi në lëvizje'/ Erigers Mihasi ishte kthyer dje nga Gjermania, Armando Dumani komshi i tij

'Ekzekutimi në lëvizje'/ Erigers Mihasi ishte kthyer dje nga Gjermania, Armando Dumani komshi i tij

22:23, 13/11/2021
A+ Aa A-

Dy viktimat e ekzekutimit të sotëm në zonë e Astirit, Erigers Mihasi dhe Armando Dumani kanë qënë shokë dhe komshinj me njëri tjetrin.

Burimet për media bëjnë me dije se Erigers Mihasi kishte ardhur ditën e djeshme nga Gjermania në vendin tonë.

Nga verifikimet e policisë, viktima tjetër Armando Dumani rezulton të jetë shok dhe komshiu i Erigersit që banon në zonën e Rrugës së Qelqit.

Edhe pse njëri nga viktima kishte vetëm një ditë në vendin tonë, duket se vrasësit kanë ditur dhe studiuar vendndodhjen e tij.

Një makinë në lëvizje ka studiuar “Audin” A8 ku ndodhej Mihasi dhe Dumani në zonën e Astirit dhe kanë pritur që të futen në kryqëzim, duke ngadalësuar makinën për t’i qëlluar me breshëri dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autoreve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco