Atentati në Astir/ Policia ndaloi 'Audi'-n e viktimave te Politekniku, 30 minuta para ngjarjes

Atentati në Astir/ Policia ndaloi 'Audi'-n e viktimave te Politekniku, 30 minuta para ngjarjes

21:53, 13/11/2021
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga atentati i përgjakshëm që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme. 

Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armando Dumani 26 vjeç u ekzekutuan me breshëri plumbash te rrethi i Astirit. 

Ata po lëviznin me një automjet tip 'Audi' luksoz A8 me targa AB 008 EM, kur drejt tyre u qëllua nga një tjetër automjet gjithashtu në lëvizje. 

Burime për Syri.net bëjnë të ditur se një patrullë e Policisë së Tiranës ka ndaluar 'Audi'-n ku ndodheshin Mihasi dhe Dumani, te Universiteti Politeknik, pranë sheshit 'Nënë Tereza', vetëm 30 minuta përpara ngjarjes së rëndë.

Pas kontrollit rutinor nga uniformat blu, ata janë të lënë të lirë. 

Më pas, Mihasi dhe Dumani kanë vijuar rrugën drejt Astirit. 

Ata po lëviznin nga Pallati me Shigjeta në drejtim të ish-sheshit Shqiponja, kur në vendin e quajtur si 'Dy rrathët' e Astirit, iu bë prita me breshëri plumbash, duke i lënë të vdekur në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta14/11/2021 11:58

Vrasesit paskan qene te gatshem....sapo e moren laimin nga polici.....zune pusin dhe i vrane.....ketu tek ne, vrasesit e vertet jane policia e MAFIAs qe po qeveris.... ( nuk me vjen te them- policia e shtetit).........

Shto koment

Denonco