EMRI/ Identifikohet edhe viktima e dytë e atentatit në Astir

EMRI/ Identifikohet edhe viktima e dytë e atentatit në Astir

20:36, 13/11/2021
A+ Aa A-

Armando Dumani, 26 vjeç, është viktima e dytë e atentatit në Astir mbrëmjen e kësaj të shtune. 

Ai ndodhej në automjetin tip 'Audi' ngjyrë të bardhë me targa AB 008 EH së bashku me Erigers Mihasin, 32 vjeç.

Plumbat iu morën jetën të dyve. 

Drejt automjetit të viktimave u qëllua me breshëri arme zjarri automatike nga një makinë në lëizje.

Erigers Mihasi dhe Armando Dumani kanë rekorde kriminale dhe pikërisht e shkuara e tyre dyshohet se ka lidhje me atentatin e përgjakshëm mbremjen e sotme.  

Mihasi ka qenë person i arrestuar për grabitjen e prindërve të moshuar të Elton Çiços, i vrarë në maj 2016 në Tiranë. 6 muaj pas ndalimit me urgjër të Prokurorisë së Gjirokastrës, Mihasi është liruar me kërkesë të Prokurorisë. 

Ndërsa Armando Dumani është arrestuar në Vlorë në vitin 2012 për grabitje bankash. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco