U ekzekutuan me breshëri plumbash në Astir, dy viktimat ende brenda në ‘Audi’

U ekzekutuan me breshëri plumbash në Astir, dy viktimat ende brenda në ‘Audi’

20:21, 13/11/2021
A+ Aa A-

Është përgjakur mbrëmja e kësaj të shtune në Tiranë, pasi janë shënuar dy të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e quajtur "2 rrathët” e Astirit.

Nga pamjet e siguruara në vendngjarje dallohet se të dy viktimat gjenden ende brenda në makinën ‘Audi’ i bardhë me targë AA 008 EH, ndaj të cilit është qëlluar me breshëri me armë automatike me silenciator, nga ana e krahut të shoferit. 

Deri tani ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimave nga ana e policisë. 

‘Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur "2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet’, njofton policia. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco