Erigers Mihasi është një nga viktimat e atentatit mbrëmjen e sotme në Astir.
Viktima ndodhej në automjetin 'Audi' me targa AB 008 EH me ngjyrë të bardhë kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi.
Drejt tyre u hap zjarr nga një automjet në lëvizje.
Erigres Mihasi është person precedent penal.
Ai ka qenë i dyshuar për grabitjen e dhunshme të prindërve të Elton Çiços (i ekzekutuar në Tiranë disa vite më parë) në një fshat të Tepelenës, por që u lirua nga qelia 6 muaj pas ndalimit.
© SYRI.net