VIDEO+FOTO/ Ekzekutimi i dy të rinjve, 'Audi' luksoz i bërë ‘shoshë’ nga plumbat

VIDEO+FOTO/ Ekzekutimi i dy të rinjve, 'Audi' luksoz i bërë ‘shoshë’ nga plumbat

20:15, 13/11/2021
A+ Aa A-

Dy persona u ekzekutuan mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit, pranë vendit të quajtur "Dy rrathët" e Unazës së Re. 

Në drejtim të një automjeti luksoz 'Audi' A8 me targa AB 008 EM me ngjyrë të bardhë u qëllua me breshëri arme zjarri kallashnikov, duke lënë të vdekur dy persona. 

Viktimat janë Erigers Mihaj 32 vjeç dhe Armando Dumani 26 vjeç, me të shkuar të errët kriminale.

Viktimat ndodheshin brenda në automjet në momentin e të shtënave. 

Syri Tv dhe Syri.net sjellin pamjet e automjetit të viktimave. Ndërsa në anën e pasagjerit duken gjurmët e plumbave. 

Autorët dyshohet të kenë qenë dy persona me një makinë tjetër, të cilët janë larguar drejt sheshit 'Shqiponja'. Ndërsa e dogjën atë pranë Thumanës. Brenda në makinën e autorëve u gjetën dy armë zjarri kallashnikov.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco