Dhunonte bashkëshorten, arrestohet 30-vjeçari në Kurbin

Dhunonte bashkëshorten, arrestohet 30-vjeçari në Kurbin

16:31, 13/11/2021
A+ Aa A-

Një në pranga për dhunë në familje në Kurbin. 

Policia ka arrestuar një 30-vjeçar banues në fshatin Gurëz në Kurbin, pas denoncimit se ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. 

Në pranga ka rënë E.L., pasi akuzohet se dhunonte fizikisht bashkëshorten e tij me iniciale Dh.L. 26 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.L., 30 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Dh.L., 26 vjeçe. Materialet hetimore u referuan në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco