I shpallur në kërkim në Bosnje, 26-vjeçarit i bllokohet ‘Benz-i’ në Durrës

I shpallur në kërkim në Bosnje, 26-vjeçarit i bllokohet ‘Benz-i’ në Durrës

16:24, 13/11/2021
A+ Aa A-

Një 26 vjeçari i është bllokuar makina në Durrës, pasi rezulton në kërkim në Bosnje Hercegovinë.

Policia ka nisur hetim ndaj tij, për të zbardhur më shumë detaje se si ka rënë makina në duart e të riut shqiptar.

Njoftimi i policisë:

Konkretisht është proceduar -A. Z., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi nga D. SH.T. Rrugor, Durrës është bllokuar automjeti tip “Benz”, pasi gjatë kontrollit në ASF2 Interpol, ky automjet rezulton i shpallur në kërkim në Bosnje Hercegovinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco