VIDEO/ Maliq: Zjarri pushton 10 ha kullota në Malin e Thatë, në rrezik Parku Kombëtar i Prespës

VIDEO/ Maliq: Zjarri pushton 10 ha kullota në Malin e Thatë, në rrezik Parku Kombëtar i Prespës

13:26, 13/11/2021
A+ Aa A-

Një zjarr i madh ka përfshirë 10 ha kullota në Malin e Thatë në Maliq dhe përhapja me shpejtësi e flakëve ka bërë që të vihet alarmi për rrezikun që i kanoset Parkut Kombëtar të Prespës.

Gazetarja e SYRI TV, Sidorela Xhomaqi, njoftoi se 20 forca zjarrfikse dhe pyjore të bashkisë së Maliqit kanë nxituar për shuarjen e zjarrit dhe në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe punonjës të bashkisë së Pustecit.

Synimi është që të vihet nën kontroll zjarri pa kaluar në anën tjetër ku preket Parku Kombëtar i Prespës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco