Lajmi i fundit

Partizani-Tirana, publikohen formacionet zyrtare të derbit të parë të sezonit

Covid-19 në burgun e Drenovës: Përfundon në spital edhe i penduari i drejtësisë, Reçi

Covid-19 në burgun e Drenovës: Përfundon në spital edhe i penduari i drejtësisë, Reçi

11:16, 13/11/2021
A+ Aa A-

Është prekur nga Covid-19 dhe ka përfunduar në spital, edhe një tjetër i burgosur i burgut të Drenovës në Korçë: Luftar Reçi. Ai është personi që ka treguar hollësirat e dy vrasjeve të bujshme, ku përfshihej Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha.

Reçi është infektuar me Covid para pak ditësh. Ditën e premte ai është transportuar drejt spitalit të Korçës për mjekim më të specializuar.

Në burgun e Drenovës ka ende të prekur me Covid-19, por shifrat nuk bëhen me dije nga ky institucion, njofton gazetarja e SYRI TV.

Më herët, 3 prej të dënuarve janë dërguar në Tiranë për shkak të gjendjes shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco