Dalin detaje të reja për Klaudia Çelon: E kërcënoi se do ta hidhte vajzën nga ballkoni...

Dalin detaje të reja për Klaudia Çelon: E kërcënoi se do ta hidhte vajzën nga ballkoni...

07:07, 13/11/2021
A+ Aa A-

Në një kohë kur gjendja shëndetësore e mjekut okulist George Neos, pas të shtënave që mori dy ditë më parë në Chalandri nga Klodiana Çelo – artistja shqiptare, me të cilën ka sot një vajzë, 13 vjeçe – duket se po përmirësohet por detajet që dalim në dritë për 49 vjeçaren janë tronditëse.

Dhe kjo, pasi nxjerrin në dritë aspekte të karakterit të saj, që ndoshta janë një ogur i asaj që ndodhi pasditen e së enjtes në Chalandri. 

Mesa duket artistja kishte në plan të rrëmbente vajzën e saj dhe të largohej për në Shqipëri, plan i cili u anulua kur u zbulua nga policia.

Siaps mediave greke katër vite më parë mjeku kishte bërë një denoncim ndaj 49 vjeçares pasi artistja nuk e kishte kthyer në kohë vajzën që kishte marrë për të kaluar fundjavën ne të.

Kur autoritetet e lokalizuan ajo kërcënoi se do ta hidhte vajzën nga ballkoni.

Pas shumë orësh negociatash, policia është larguar dhe më pas 49-vjeçarja ka gjetur mundësinë të arratiset me makinë, duke u nisur drejt Shqipërisë. 

Por plani i saj u anulua sërish për shkak të një problemi të rëndë shëndetësor të vajzës, e cila duhej të transportohej me urgjencë në spital.

Me rritjen e dëshmive për obsesionin e saj një grua tjetër e cila ka folur për mediat greke pohoi se 49 vjeçarja po mendonte ta vriste doktorin.

‘Kam biseduar me të një muaj më parë dhe më tregoi se gjoja e kishte lënë shtatzënë se e kishte përdhënuar dhe se një ditë do ta vriste’ është shprehur ajo.

Bën përshtypje fakti që 49 vjeçarja thoshte vazhdimisht gjëra të ndryshme nga ajo që është.

 Një herë shfaqej si artiste, njëherë si modele, njëherë shprehej se ishte shtetase shqiptare dhe njëherë si pasardhëse e një familje të njohur dhe ta pasur greke.

Ndërsa një mikeshë e saj e cila e kishte njohur 20 vite më parë Klodianën teksa ajo bënte modelen për markën greke në vitet ’90 e njohur me emrin Kontesha është shprehur:

“ Klodianën e njoh prej gati 20 vitesh që kur punonim si modele në sfilata të ndryshme. Ajo që ishte atëherë nuk ka asnjë lidhje me atë që prezantohet sot, pasi ishte një vajzë e bukur, serioze dhe e qetë. Në ato vite ishim mjaft të afërta sepse ishim në të njëjtin rreth dhe flisnim. Sigurisht që ishte edhe piktore dhe kishte një mënyrë tjetër. Ajo kishte lënë punë të mira për hir të pikturës së saj. Ajo ishte e bukur' është shprehur ajo.

"Ne u larguam dhe u takuam përsëri kur ajo kishte tashmë fëmijën e saj. Ishte një nënë e shkëlqyer, kujdesej për të. Më kishte treguar për problemet që kishte me mjekun okulist dhe se kishte problem me identifikimin e fëmijës. Ajo më tha gjithçka, ndaj mësova se fëmija që në momentin që e njohu doktori po përpiqej ta çonte në gjykatë. Ajo gjithmonë dukej e shqetësuar. Gjithçka ndryshoi kur humbi kujdestarinë e fëmijës atje, u çmend, fliste marrëzira. Ne po flisnim në telefon, ajo bërtiste "dua fëmijën tim", "më morën fëmijën" “që atëherë, sjellja e saj ka ndryshuar”.

“Fatkeqësisht, gjendja e saj dukej se po çonte diku. Sado që ajo nuk donte ta pranonte, ashtu ishte. Kur merr një fëmijë nga një nënë, është e sigurt që ajo nuk do të rrijë duarkryq. Sigurisht që ajo që bëri ishte krejtësisht e gabuar, por besoj se të gjitha palët duhet ta kishin trajtuar ndryshe.Gjithmonë ishte e kuruar, mbresëlënëse, kukull, edhe sot e kësaj dite”, përfundon Kontesha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco