Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Stacioni i Trenit – Ura e Dajlanit.
Mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin E.K ka përplasur shtetasin këmbësor E.M. Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Me datë 12.11.2021, rreth orës 17:20, në aksin rrugorë Stacioni i Trenit -Ura Dajlanit, mjeti tip "Opel" me drejtues shtetasin E. K., ka përplasur shtetasin këmbësor E. M., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net