EMRI/ Humb betejën me COVID punonjësi i Doganës shqiptare

EMRI/ Humb betejën me COVID punonjësi i Doganës shqiptare

14:31, 12/11/2021
A+ Aa A-

Punonjësi i Administratës Doganore shqiptare, Naimov Gjondedaj ka humbur betejën me COVID në moshën 58 vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë Dogana Shqiptare me anë të një postimi ne rrjetet sociale, ku shkruan se Gjondedaj ka punuar në administratën Doganore Shqiptare që në vitin 1992.

“Movi, do na mungosh të gjithëve… Të dashur kolegë, Me dhimbje të thellë mësuam humbjen e parakohëshme të kolegut, mikut tonë z. Naimov Gjondedaj, punonjës i Administratës Doganore Shqiptare që në vitin 1992. Ndarja e papritur nga jeta në moshën 58 vjecare, na trishtoi të gjithëve.

Kolegu u nda nga jeta pasi humbi betejën me virusin covid 19, që i ndërpreu në mes kështu angazhimet jetësore dhe detyrën. Humbja e tij hidhëroi jo vetëm familjen, por dhe kolegët e miqtë. I gjithë stafi i Administratës Doganore Shqiptare i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjondedaj për humbjen e njeriut të dashur. Bashkohemi me dhimbjen tuaj…Ai ishte njëri prej nesh…. Të prehesh në paqe kolegu dhe miku ynë Movi“, shkruhet në postim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco