Arrestohet administratori i një subjekti që shiste gaz kontrabandë

Arrestohet administratori i një subjekti që shiste gaz kontrabandë

14:27, 12/11/2021
A+ Aa A-

Është arrestuar administratori i një subjekti që shiste gaz kontrabandë në Elbasan.

56 vjeçari banues në Fier siç njofton policia u arrestua për “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehje të të ardhurave”,  pasi dyshohet se shiste pa faturë tatimore, gaz të dyshuar kontrabandë.

“Goditet nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, një rast i tregtimit dhe transportimit të mallrave kontrabandë. Sekuestrohet një autobot, me një sasi gazi të lëngshëm, arrestohet në flagrancë poseduesi. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan, në bashkëpunim me grupin e antikontrabandës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehje e të ardhurave”, i shtetasit N. V., 56 vjeç, banues në Fier, administrator i një subjekti, pasi dyshohet se shiste pa faturë tatimore, gaz të dyshuar kontrabandë“, thotë policia.

Nga policia janë arrestuar edhe 3 të tjerë, për ndotje të ajrit dhe për drejtim makine në gjendje të dehur e pa patentë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik u procedua penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasi N. P., 61 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, pasi ka hedhur një masiv mbeturinash në shtratin e lumit Devoll.  Nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:  M. M., banues në fshatin Bredashesh, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik,  duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar;  I. M., 44 vjeç, banues në Hotolisht, Librazhd, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco