Punimet në unazën lindore/ Si do të devijohet trafiku nesër në Tiranë

Punimet në unazën lindore/ Si do të devijohet trafiku nesër në Tiranë

14:24, 12/11/2021
A+ Aa A-

Autoriteti rrugor shqiptar njofton se duke filluar nga nesër do të ketë një devijim të trafikut në Tiranë. Bëhet fjalë për punimet në unazën lindore, që duke filluar nga dita e shtunë për 14 ditë do të jenë i bllokuar kalimi nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës.

Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”. Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit.

“Në sajë të vazhdimësisë së punimeve në Unazën Lindore, duke filluar që nesër datë 13.11.2021 është i nevojshëm bllokimi i kalimit nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh. Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut. Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve” njofton ARRSH.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco