20 milionë euro ishin të 'Cosa Nostra-s’/ Reagon prokuroria italiane

20 milionë euro ishin të 'Cosa Nostra-s’/ Reagon prokuroria italiane

11:42, 12/11/2021
A+ Aa A-

Biznesmeni Rezart Taçi, kunati i tij Artur Balla dhe ish truproja e tij Bledar Lilo janë të përfshirë në një skemë pastrimi të parave përmes firmave të naftës.

Kjo është akuza që SPAK ka ngritur sot pas hetimeve disamujore që ka nisur në bashkëpunim me Antimafian Italiane..

Raportohet se Rezart Taçi përmes transaksioneve bankare do të kalonte paratë e krimit në nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri ne bankat e tjera jashtë vendit, ku dhe do të përfitonte përqindjen e tij, rreth 3 milionë euro.

Nuk dihet nëse ai i ka marrë këto para, ndërsa pritet që çështja të sqarohet në vijim me daljen e detajeve të tjera.

Ndërkohë lajmi ka bërë shumë bujë në median italiane. Kjo për shkak të dyshimeve se organizator i skemës së pastrimit të parave është 90-vjeçari Francesco Zummo, një emër i njohur për Antimafian Italiane. Ai ishte hetuar madje dhe nga Giovanni Falcone.

Gazeta ‘Repubblica’ shkruan se biznesmeni Zummo, i njohur si ndërtues dhe pastrues parash i mafias siciliane, i kishte fshehur paratë në vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe në Shqipëri.

Në rastin konkret bëhet fjalë për 20 milionë euro që janë kapur në Shqipëri.

Zummo është lënë në arrest shtëpie, kurse llogaritari Fabio Petruzzella është arrestuar. Prokuroria e Palermos ka konfirmuar hetimin, duke theksuar se 20 milionë eurot i përkasin mafias ‘Cosa Nostra’.

Vitin e shkuar, ndërtuesit Zummo iu sekuestruan plot 150 milionë euro pasuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco