SPAK e shpalli në kërkim, reagon Taçi: Vendim tërësisht i pakuptimtë

SPAK e shpalli në kërkim, reagon Taçi: Vendim tërësisht i pakuptimtë

11:29, 12/11/2021
A+ Aa A-

Biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi ka reaguar pas publikimit të njoftimit nga SPAK që konfirmon se ka një urdhër-arresti për të me akuzën për pastrim parash. Akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Taçi i ka quajtur të pabaza dhe të pakuptueshme, teksa ka folur për “Albanian Post”.

“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”.

I pyetur mbi lidhjen me biznesmenin italian Francesco Zummo, sipërmarrësi shqiptar ka deklaruar se ai as nuk e njeh 90-vjeçarin dhe nuk e ka idenë se kush është.

Ndërsa, mbi vendimin, ai deklaroi se do ta ankimojë menjëherë dhe ka vënë në lëvizje avokatët e tij për këtë çështje. Ai ka theksuar se nuk ndodhet në Shqipëri personalisht, por hapat e mëtejshëm do t’i ndjekin përfaqësuesit e tij ligjorë, shkruan Albanian Post.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e informacioneve dhe verifikimeve kryesisht, ka regjistruar procedimin penal nr.211 viti 2021, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) dhe (dh), nenet 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim dhe në koordinim me Drejtorinë Distrektuale Antimafia në Prokurorinë e Republikës në Gjykatën e Palermos, Itali, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme për organizimin dhe funksionimin e një operacioni kompleks financiar ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.

Janë mbledhur prova se kjo skemë financiare është drejtuar nga shtetasit italian F.Z. dhe I.Z., në bashkëpunim me shtetasin italian F.P., të shtetasit zviceran me origjinë italiane D.C., si dhe të shtetasit shqiptar R.T., i përfshirë në biznese në sektorin e naftës. Ky i fundit në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar në këtë veprimtari personat e vet të besuar, rezidentë në Shqipëri, respektivisht shtetasin A.B. dhe shtetasin B. L.

Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin nr.93, datë 07.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

Caktimin ndaj personave nën hetim R.T., A.B. dhe B.L., të masës se sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, si të dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) e (dh), si dhe nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Gjatë hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë procedim penal është vendosur masa e sekuestrimit për shumën monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e dyzet e një, pikë pesëdhjetë) Euro.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 12.11.2021 masën e sigurimit personal të vendosur ndaj shtetaseve A.B dhe B.L.

Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fotini Cobaj12/11/2021 12:16

Prsh. Dje u dha nje vendim ne Spak. Ose me mire te themi ne SPATE QE PRET KOKAT E TE PAFAJESHMVE. U dh denim selektiv. Jam nje qytetare nga Korca. Mundet te me thote dikush, mundet te quhet grup i strukturuar kriminal kur te gjithe djemte e nenave qe ju dha denim nga 8 vjet e lart nuk e njohin njeri- tjetrin.? Perderisa sa quhet grup ata duhet ta njihnin njeri -tjetrin dhe te kishin bashkepunuar per vepra pemale qe akuzohen. Si ka mundesiper nje telefonate te bere me shokun e tij (erdhi porosia) cfare kishte pirosia, valla kishte fara . Ku eshte kjo porosi qe paska pasur fara brenda ku me kte pllesteshen po luan akoma e kesaj dite femija per te cilin ishte. Kjo porosi kaloi dy dogana Greke dhe shqipetare. Pse nuk e ndaluan kete loder qe paska pasur fara? Kush i berei ekspertize kesaj lodre qe paska pasur fara?. Ku eshte prova penale per te cilen u akuzuan duke futur nene sipas deshires te prokurorit apo OPGJ-VE? Vetem ne Shqiperi denohen te rinjte pa prova. A kane femije keta njerez ? Si ju shkaterohet jeta te rinjve ne kte menyre te pa drejte? Kjo nuk eshte drejtesi. Denohen te pafajshmit dhe lihen jashte ata qe i kane bere keto vepra penale, e i dine fare mire kush ka bere e kush nuk ka bere vepra penale. Por ne po punojme e po denojme. Jo zoterinj nuk eshte e drejte. Te denoni njeres qe as kane mbjelle as kane korrur, as kane shitur jane me duar ne xhepa. Dua shume ta bej publike kete padrejtesi qe eshte bere dje ne SPAK ku midis disa qe kane prova te futi nr grup edhe dy djem te pafajshem qe nuk kane lidhje as me grupin e as me vepra penale. Po qe se e lexon dkush prej gazetareve jam e gateshme ta bej publike. Tel im 0694060450. O njerez te drejtesise beni drejtesi. Mos merni ne wafe koma te pafajshme ne kembim te atyre qe i kane bere dhe vazhdojne te meren me keto vepra. Ju pershendes.

Shto koment

Denonco