VIDEO/ Dy makina të blinduara bllokojnë ‘Benz-in’, më pas ... RENEA në aksion

VIDEO/ Dy makina të blinduara bllokojnë ‘Benz-in’, më pas ... RENEA në aksion

11:26, 12/11/2021
A+ Aa A-

Forcat speciale RENEA kanë festuar sot 30 vjetorin e krijimit si reparti elitar i Policisë shqiptare.

Si forca speciale që janë, aktiviteti i tyre duhet të jetë i veçantë, por kohët e fundit janë përdorur edhe si forca të policisë kriminale, duke u nxjerrë në rrugë e duke ngritur postblloqe.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është shprehur se misioni i kësaj force speciale është mbrojtja e jetës. Ai kujtoi edhe 5 efektivët e RENEA-s që kanë humbur jetën në krye të detyrës dhe 18 që kanë mbetur të plagosur.

Gjatë demonstrimeve, operatorët e RENEA-s treguan se janë të gatshëm të zhyten për minuta të tëra nën ujë me qëllim realizimin e misionit apo se si mund të neutralizonin personazhe të armatosur gjatë ndjekjes me makina.

Më poshtë keni një aksion të RENEA-s:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 12/11/2021 15:05

Asnjehere nuk jane respektuar sic Duhet.Paga qe u japin eshte qesharake per rrezikun qe ato perballen.Politika dhe eproret i perdorin per interesat e tyre

Shto koment

Denonco