Lojëra fati të paligjshme në lokal, procedohet pronari në Fier, arrestohet kamarieri

Lojëra fati të paligjshme në lokal, procedohet pronari në Fier, arrestohet kamarieri

11:11, 12/11/2021
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka arrestuar një person dhe ka proceduar një tjetër pasi akuzohen për veprën penale "Organizim i lotarive të palejuara."

Blutë e Fierit informojnë se në lagjen "Apollonia", në lokalin e shtetasit Sh. B., shtetasi B. V., i cili punonte si kamarier, u kap në flagrancë me një telefon celular me të cilin  dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive.

Ne vijim të operacionit u bë arrestimi i shtetasit B.V., 30 vjeç, banues në Patos për veprën penale "Organizim i lotarive të palejuara" dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. B., banues në Fier, për veprën penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco