Klodiana qëlloi burrin dhe tentoi të merrte vajzën, e mitura e refuzoi

Klodiana qëlloi burrin dhe tentoi të merrte vajzën, e mitura e refuzoi

10:55, 12/11/2021
A+ Aa A-

Ditën e djeshme shqiptarja Klodiana Çela plagosi me armë zjarri ish-partnerin e saj grek Jorgo Neos. Ajo u shfaq jashtë banesës së mjekut grek, teksa ky i fundit po parkonte makinën për të marrë me vete vajzën që kishte nga lidhja me shqiptaren.

Autorja u afrua pranë tyre, nxori armën dhe qëlloi të paktën 5 herë ndaj ish-partnerit grek duke e plagosur në gjoks dhe bark. Më pas arma i ra nga duart dhe ajo u përpoq të merrte me vete vajzën e saj. E mitura refuzoi dhe sipas mediave greke qëndroi duke qarë pranë trupit të babait.

Kjo e fundit rezistoi duke i ikur nga duart. Gjatë kontrollit policia gjeti në makinën e Çelës dy thika, dy telefona celularë dhe disa letra tarot. Gjatë dëshmisë së saj shqiptarja i tha policisë se nuk e kishte armën me vete, por u sulmua nga 68-vjeçari.

Ajo deklaroi se pasi i mori armën 68-vjeçarit, arriti ta qëllonte. Mirëpo e bija e ka hedhur poshtë këtë variant duke deklaruar: “Mami e nxori armën nga çanta dhe qëlloi në drejtim të babit”, është shprehur ajo.

13-vjeçarja u dërgua në departamentin e të miturve në GADA për t’u asistuar nga psikologët. Ajo u tha atyre se donte të qëndronte me të atin pasi ai ishte kujdesur gjithmonë për të. Policia e pyeti 49-vjeçaren në lidhje me vendbanimin e saj. Ajo tha se flinte në makinë dhe shpeshherë qëndronte në hotele.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco