Ekzekutimi i Demir Backës/ Ja skema që u përdor me makinat

Ekzekutimi i Demir Backës/ Ja skema që u përdor me makinat

10:11, 12/11/2021
A+ Aa A-

3 javë pasi vrasjes së biznesmenit Demir Backa në orët e mbrëmjes pranë një qëndre tregtare, kanë dalë detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Burime nga grupi hetimor pohojnë se në vrasjen e Demir Backës kanë marrë pjesë 2 automjete të të njëjtit tip, Benz C-Class me portobagazh të së njëjtës ngjyrë gri, por automjeti me të cilin kryen vrasjen dhe u larguan vrasësit, ka qenë me targa shqiptare, ndërsa mjeti që u dogj ishte me targa kosovare. Kjo mënyrë ka çakorduar policinë fillimisht në ditët e para të hetimit, por është zbuluar disa ditë më pas pasi janë këqyrur me kujdes kamerat e sigurisë.

Mjeti me targa kosovare ishte parkuar ne kanal 30 minuta para vrasjes dhe u dogj nga persona të tjerë afro 7 minuta pasi u krye atentati. Personat i vunë flakën dhe u larguan për t'i tërhequr vëmendjen policisë, ndërkohë që autorët që kryen atentatin u larguan drejt rrugës së Vlorës dhe janë ende të paidentifikuar prej policisë.

Po këto burime pohuan se vrasësit dyshohen se janë nga Vlora dhe janë vrasës me pagesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco