U kap duke grabitur vilën e drejtorit të shkollës, hajduti kyç gojën. Nënës së tij i bie të fikët pas vendimit…

U kap duke grabitur vilën e drejtorit të shkollës, hajduti kyç gojën. Nënës së tij i bie të fikët pas vendimit…

10:06, 12/11/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Lezhës la në burg një nga të rinjtë që u “arrestua” nga banorët e fshatit Zejmen pak ditë më parë teksa kishte hyrë për të vjedhur vilën e drejtorit të shkollës së fshatit. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, 23-vjeçari Arman Zhejani mësohet se ka kyçur gojën në gjykatë, duke mos folur asnjë fjalë.

Referuar provave të paraqitura, gjyqtari Artan Hajredinaj pranoi kërkesën e prokurorit Sabri Kastrati duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të 23-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë, jashtë ambienteve të gjykatës ishin familjarë të 23-vjeçarit, teksa nëna e tij shpërtheu në lot dhe i ra të fikët në momentin kur i biri doli nga gjykata.

Paraditen e së martës Arman Zhejani, bashkë me një person tjetër i cili është në kërkim nga Policia, u futën për vjedhur banesën e drejtorit të shkollës së fshatit Zejmen, Zef Therçaj, sapo ky i fundit dhe familjarët kishin dalë për në punë. Por teksa kontrollonin për para e sende me vlerë, dy hajdutët janë trembur nga një sirenë ambulance që i afrohej zonës.

Duke dyshuar se ishte Policia, ata kanë dalë nga shtëpia për t’u larguar, duke mos arritur të marrin asgjë. Arman Zhejani dhe shoku i tij hajdut janë parë nga banorët e lagjes dhe vetë drejtori i shkollës, Zef Therçaj, përmes kamerave të sigurisë në celular. Ata kanë dhënë alarmin dhe një pjesë e banorëve të fshatit janë vënë në ndjekje të dy hajdutëve që ishin të armatosur. 23-vjeçarin arriti ta kapë një mësues fizkulture i shkollës dhe më pas iu dorëzua Policisë, ndërsa shoku i tij mundi të largohej duke lënë pas një pistoletë, të cilën e hodhi në shkurre.

“Falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të dhëna nga banorët, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të njërit nga autorët e tentativës për të vjedhur, shtetasin A. Zh.”, sqaronte Policia. Policia lokale nuk e ka identifikuar ende të riun që është përfshirë në vjedhje. Nuk dihet ende nëse dy hajdutët janë të përfshirë në dhjetëra vjedhje të ndodhura javët e fundit në fshatrat e Lezhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco