Biznesmeni i hetuar nga Falcone, lidhja me Taçin dhe 'Cosa Nostra'-n

Biznesmeni i hetuar nga Falcone, lidhja me Taçin dhe 'Cosa Nostra'-n

09:47, 12/11/2021
A+ Aa A-

SPAK ka lëshuar një urdhër arresti për biznesmenin e njohur, Rezart Taçi pasi akuzohet se së bashku me katër italianë dhe dy bashkëpunëtorë të tij për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.

Lidhjet me italianët, njëri prej të cilëve jeton në Zvicër, i kishte vendosur vetë Taçi, ndërsa në Shqipëri për të kryer transaksionet e mbi 18 milionë eurove në vende të tjera kishte angazhuar dy njerëzit e tij të besuar, kunatin Artur Balla dhe ish-shoqëruesin e tij, Bledar Lilo.

Dy njerëzit e tij janë prangosur. Ish-bosi i naftës vijon që të jetë në kërkim.

Mediat italiane shkruajnë se një nga personat e përfshirë është 90-vjeçari nga Palermo, Francesco Zummo. Emri i tij nuk ishte i panjohur për drejtësinë pasi edhe në të kaluarën ishte dyshuar për implikime në skemën e pastrimit të parave si dhe njihej si mik i afërt i ish-kryebashkiakut mafioz Vito Ciancimino.

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe kontabilisti Fabio Petruzzella, i cili është vëllai i një magjistrati në Palermo. Ai dyshohet se ka vendosur 18 mln euro në një llogari bankare në Tiranë, për të shpëtuar këtë shumë parash nga konfiskimi.

Zummo u hetua gjithashtu nga gjyqtari i famshëm Giovanni Falcone dhe u dënua në shkallën e parë me 5 vjet, por më pas u lirua në apel. Në vitin 2001 u sekuestruan pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro. Dhjetra të penduar e akuzuan atë se kishte transferuar shuma të mëdha parash me origjinë të paligjshme jashtë vendit dhe veçanërisht në Zvicër, për pastrimin e thesarit të Ciancimino-s dhe të disa të tjera në dispozicion të mafias 'Cosa Nostra'.

Por Zummo u dënua me arrest shtëpiak, ndërsa pasuria iu kthye. Gjykata Supreme, megjithatë, anuloi dënimet dhe urdhëroi një aktgjykim të ri të shkallës së dytë, i cili vendosi konfiskimin e të gjithë trashëgimisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco