Motra e Adelina Sejdinit kërkon drejtësi: Kufoma ende nuk na është kthyer!

Motra e Adelina Sejdinit kërkon drejtësi: Kufoma ende nuk na është kthyer!

09:05, 12/11/2021
A+ Aa A-

Ermira motra e Adelina Sejdinit , e cila kreu vetëvrasje ditë më parë në një mbikalim hekurudhor në Romë kërkon drejtësi për motrën e saj.

Ermira është shprehur:

''Motra ime e ka përballuar jetën duke i ndihmuar njerëzit që të mos vuajnë, por kur ajo kërkoi ndhihmë askush nuk e ndihmoi’ duke shtuar:

“Dua të di se çfarë ka ndodhur. Kufoma ende nuk na është kthyer. Kemi pasur vetëm një telefonatë nga institucionet me babain tim për të njoftuar vdekjen e motrës time’.

Historia e trishtë e Adelina Sejdinit: Italia nuk i dha letrat për të qëndruar dhe do të sillej në Shqipëri.

Por Adelina Sejdini, 47 vjeçe, gruaja që shkatërroi një rrjet të madh prostitucioni, në vend që të priste ditën kur do ta vrisnin, vendosi t’i japë fund jetës vetë.

Gruaja, që më parë është shfrytëzuar si punonjëse seksi, denoncoi tutorët e saj në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe.Lexo këtu

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco