‘K…. e ndyrë’/ Mesazhi kërcënues që mori noterja Koçi para se t’i shpërthente makina

‘K…. e ndyrë’/ Mesazhi kërcënues që mori noterja Koçi para se t’i shpërthente makina

22:45, 11/11/2021
A+ Aa A-

Noteres Rezarta Koçi të cilës iu hodh në erë mjeti “Range Rover” me tritol i ka ardhur një mesazh kërcënues në profilin e saj në Instagram.

Media ka publikuar dhe mesazhin që shkruan një adresë anonime, në të cilin shkruhet me tonë kërcënuese se Koçi do të paguajë gjithçka që ka bërë bashkë me një person që tashmë nuk jeton më.

Pershendetje, edhe ditelindjen e ke per halloëeen sic ke fytyren, te gjitha pislleqet qe ke bere me ate te ndjerin do i lash ne kete dynja.

Shkofsh ne ferr ku**e e ndyre,”- shkruhet ne mesazhin e derguar nga profili me emer “bbb31_”, vetëm pak ditë përpara vendosjes së tritolit.

Ky mesazh dhe adresa nga është dërguar është tashmë në duart e grupit hetimor.

Mbrëmjen e 5 nëntorit, makina luksoze e llojit “Range Rover”, tip “Evoque” me targa ‘AA 199 YS’ në pronësi të noteres Rezarta Koçi, është hedhur në erë si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi që i ishte vendosur.

Mjeti ishte i parkuar në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë në momentin që lënda plasëse shpërtheu.

Media ka raportuar se ka qenë vetëm një paralajmërim për noteren Rezarta Koçi, pasi kjo e fundit rezulton të jetë kallëzuar katër herë për mashtrim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco